25 gjera që një vajzë dëshiron, por mos e pyesni kurrë Pse


25 gjera që një vajzë dëshiron, por mos e pyesni kurrë Pse

1. Prekni belin e saj.
2. Në të vërtetë flisni me të.
3. Ndajini me të fshehtat.
4. Jepini xhaketën.
5. Putheni atë ngadalë.
6. Përqafojeni atë.
7. Mbajeni atë në krahë dhe gjoksin tënd.
8. Qeshni me të.
9. Ftojeni atë diku.
10.Takojeni atë dhe miqtë tuaj së bashku.
11. Buzëqeshni me të.
12. Bëni fotografi me të.
13. Uleni atë mbi prehërin tuaj.
14. Kur ajo thotë se ju do më shumë, mohojeni atë.
15. Kur miqtë e saj thonë "E dua atë më shumë se ty", mohojeni atë. Pëqafojeni atë në sy të miqve të saj duke bërë atë të ndihet e dashuruar.
16. Gjithmonë përqafojeni dhe i thoni se ju e doni atë sa herë që ju e shihni atë.
17. Putheni atë papritur.
18. Përqafojeni nga mbrapa rreth belit.
19. Tregoji asaj që është e bukur.
20. Tregoj asaj mënyrën se si ndiheni me të. 

Një gjë e fundit që ju duhet të bëni për të treguar atë që ju në të vërtetë ndieni për të.
21. Hapni dyert e makinës për të, shoqërojeni te makina e saj, pasi në këtë mënyrë ajo ndihet e mbrojtur të, dhe asnjëherë nuk e vret atë nëse ju silleni si zotëri.
22. Bëjeni të ndihet në çdo moment e dashuruar.
23. Në qoftë se shihni diçka që nuk shkon dhe e pyesni atë, ajo e mohon atë, do të thotë që nuk do të flasë rreth saj. Atëherë përqafojeni atë.

24. Bëjeni atë të ndihet e veçantë
25. Ngushëlloje kur qan dhe thaji lotët e saj

Piramidë gjigande është gjetur tek Trekëndëshi i Bermudeve (video)


Piramidë gjigande është gjetur tek Trekëndëshi i Bermudeve (video)



Shkencëtarët amerikanë dhe ata francezë me ndihmën e kërkimeve sonare kanë gjetur një piramidë nënujore të pazakontë në një thellësi prej 2000 metra në Trekëndëshin e Bermudeve.
Bazamenti i piramidës është 300 metra e gjatë, ndërsa 200 metra e gjërë.
Nga baza deri në maje të piramidës ka afër 100 metra. Rezultatet e para treguan se kjo strukturë ka një sipërfaqe të përkryer të rafshtë, kështu që supozohet se ajo është e bërë prej qelqi ose ndonjë materiali të ngjajshëm me kristalin.
Hulumtimet kanë treguar se piramida është tre herë më e madhe se piramidat e lashta në Egjipt, ndërsa në maje ka dy vrima të mëdha nëpërmjet të cilave hyn uji me një shpejtësi të madhe, për këtë arsye, shkencëtarët supozojnë se janë krijuar valë të mëdha në sipërfaqe të oqeanit. Ky zbulim i ri i ka habitur shkencëtarët e tjerë në mbarë botën të cilët tani po përpiqen për ta qartësuar se nëse piramida është shkaku i zhdukjeve misterioze të anijeve në këtë pjesë të botës.
Disa shkencëtarë perëndimorë supozojnë se piramida e cila ndodhet në fund të detit, ka gjasa që fillimisht të jetë ndërtuar në tokë, por ndonjë tërmet shkatërues e ka ndryshuar strukturën e tokës dhe ajo është zhytur në thellësi të oqeanit.
Sipas Calvin Jones nda departamenti për resurse historike i shtetit në Florida, ky zbulim arkeologjik gjigand me siguri është ndërtuar në mes vitit 10,000 p.e.s. dhe vitit 6000 p.e.s. kur kjo pjesë e kores së tokës nuk ka qenë e mbuluar me ujë. Me supozimin e tij bien dakord edhe shumica e arkeologëve të Floridës.

Rozana: Ja e verteta per gjoksin, floket, fotot nudo, etj....


Rozana: Ja e verteta per gjoksin, floket, fotot nudo, etj.... 


07 Pri 

“Kam 6 muaj e dashuruar, Kresha me therret Dumbo. Deri tani kam takuar nenen, motren dhe shume familjare te tjere te tij”!

Burimi:

Te Tjera


Rozana RadiKeshtu e ka nisur rrefimin e saj rreth jetes private kengetarja Rozana Radi, e ftuar ne emisionin “Makine me dy timone” ne Club TV. Rozi ka treguar me ciltersi te rejat e fundit nga jeta e saj dhe dashurine e re me Kreshen, kengetarin Prishtinali, qe sic thote “e dashuron”.
E ngacmuar qellimisht nga mikepritesit ne studio, Enkel Demi dhe Edi Oga, ajo nuk ka ngurruar te flase rreth te rejave, thashethemeve dhe pse jo, projekteve te fundit te saj.Ne lidhje me aspektin profesional, Rozana ka treguar se pret te publikoje kater kenge te reja, per te cilat sipas saj nuk do te jene zhgenjyese, por premtuese.
Drejtuesit e emisionit nuk kane ngurruar ta vene ate perballe “asaj c’ka qarkullon” per gjoksin e bere te kengetares, fotove nudo ne internet, shtatezenine, gjyqin me Rezarta Shkurten, pse jo dhe ekstejshenat ne floke, detaj i konstatuar nepermjet ekranit te Club Tv nga shikueset e vemendshme femra.
Me nje natyre aspak kompromentuese dhe thellesisht direkte, Rozana ka treguar se floket i ka te vene dhe se gjoksi ishte nje nevoje estetike qe i nevojitej, pa arsye per tu komentuar nga te tjeret.
Duke dhene detaje rreth fotove nudo qe jane perhapur lehtesisht ne internet, ajo u shpreh se:” As qe e ka idene se si kane arritur te perhapen, por megjithate e ka pranuar qe ato jane “shkrepur” menjehere pas nderhyrjes kirurgjikale ne gjoks”.
Duke u ndalur ne nje tjeter moment te shumediskutuar kohet e fundit, ate te shtatezenise, Rozana ka treguar per fansat se ajo ende nuk e ka mberritur kete moment ne jeten e saj, megjithese do te ishte nje mrekulli.
ga ana tjeter, duke ju referuar edhe zhvillimeve sociale ne vendin tone, gazetaret Demi dhe Oga, nuk “kursyen” edhe nje mendim te saj rreth zhvillimit te parades gay, qe ka hapur nje polemike te madhe ne Shqiperi.
Duke ju referuar rastit, Rozana deklaroi:Per mua protesta gay eshte nje e drejte e ketij komuniteti, ndaj nuk eshte dicka per te cilen une jam e interesuar!”
Duke shkuar me tej, batuta e mikepritesve ne studio vijoi: Rozana, je Xheloze per Kreshen?
Ajo: Ne te gjitha rastet kur kam arsye te beje kete!
Pyetjes-batute nese kengetarja konsumon, cigare, droge apo edhe uje, ajo ju pergjigj: Konsumoj shume cigare, droge jo,por ujin e kam te domosdoshem dhe e konsumoj shume!Ne pyetjen se cili eshte ushqimi i saj i preferuar, Rozi u pergjigj:Me pelqejne shume makaronat, i kam ushqim te preferuar.
Ne kushtet, kur Keli e mban mend Rozin para “mbajtjes se xhelit”, ajo shprehet se ndryshimi nuk eshte kaq i madh, pasi silikoni prej tre vjetesh ne gjoksin e saj, e ben te ndjehet shume mire, ndersa nuk ka patur asnje problem shendetesor per kete.
Ne mbyllje, Rozana Radi eshte treguar e sjellshme duke falenderuar te gjithe fansat qe shkruan per te ne Facebook gjate transmetimit te emisionit “Makine me dy timone”, ndersa u percoll me finese nga batuta e Kelit dhe Edit, atyre qe nuk bejne “kompromis” per drejtimin e makines, ndaj edhe i japin me dy timone!

Seks falas për studentet femra, që duan nota të mira


Seks falas për studentet femra, që duan nota të mira

Një grup studentësh gjermanë i përbërë prej tre djemsh, të cilët nuk identifikohen me emrat e tyre realë kanë filluar një projekt-shërbim të ri.

Projekti titullohet "nota të mira përmes një seksi të mirë."

Tre djemtë e identifikuar me emra të rremë, Christopher, Oskar dhe Markus, pas një nate vjeshte kur ata ishin të dehur, vendosën të krijonin një shërbim të tillë, që konsiston bërjen seks falas, me studentet femra për të shkarkuar stresin që kanë ato gjatë provimeve. Në këtë mënyrë ato do të jenë më të qeta dhe do të marrin nota më të mira.

Ata kanë mbushur konviktet me reklama të tilla si kush do nota të mira ofrojmë seks pa para.
Në fillim pati nënqeshje dhe nga shokët e tyre por lista sa po vjen e shtohet dhe ata janë të kënaqur pasi po bëjnë diçka që u vjen në ndihmë të tjerëve.
Takimet lihen me e-maile dhe nëse kur takohen pamja lë dyshime nuk realizohet.

Rrëfimi i 18-vjeçares: Më përdhunuan e më vunë zjarrin (VIDEO)

Shkrirja e akujve, Antarktida e reduktuar gjate nje dekade


Shkrirja e akujve, Antarktida e reduktuar gjate nje dekade 



Sateliti "Envisat" ka dalluar humbjen e thuajse 2000 metrave katrorë brenda 10 vjetësh

Burimi:

Ansa

antarktidSatelitPlatforma e akullit “Larsen B” në Antarktidë është shkrirë me 1.790 kilometra katrorë në dhjetë vitet e fundit: këtë ka zbuluar sateliti “Envisat” i Agjencisë Hapësinore Evropoiane (ESA). Siç shpjegon vetë agjencia, sateliti që prej lëshimit të tij vazhdon të vrojtojë “tërheqjen e shpejtë të kësaj platforme akulli në Antarktidë, diçka e shkaktuar nga ngroha klimatike”. Një nga vërejtjet e para të satelitit, pas lançimit në mars 2002, ka qenë pikërisht prishja e një seksioni kryesor të platformës së akullit, “Larsen B”, kur 3.200 kilometra katrorë akull, janë shkrirë brenda pak ditësh.
Tani me dhjetë vjet vëzhgime, duke përdorur Radarin e vet të avancuar me hapje sintetike (ASAR), "Evisat" ka hartuar një humbje shtesë në zonën Larsen B prej 1790 km katrorë të tjerë me akull. Platforma e akullt Larsen, siç shpjegojnë ekspertët, në origjinë ishte e përbërë nga tre platforma: A (më e vogla), B dhe C (më të mëdha). Ndërkohë që zgjatet prej veriut në jug, gjatë anës lindore të Gadishullit Antarktik.
Larsen A është shkrirë plotësisht në janarin 1995, ndërsa Larsen C deri tani ka qenë një zonë stabël. “Platformat e akullit janë të ndjeshme ndaj nxehjes atmosferike dhe ndaj ndryshimeve të rrjedhave oqeanike e temperaturave”, ka vërejtur Helmut Rott i Universitetit të Insbrukut, që punon me të dhënat e Envisat. “Gadishulli i Antarktidës së Veriut – ka vijuar ai – ka qenë e përfshirë nga një nxehje atmosferike prej rreth 2.5 gradësh në 50 vitet e kaluara, me progresion më të madh në krahasim me mesataren globale, duke shkaktuar tërheqjen dhe shkrirjen e platformave të akullit”.

Google nxjerr syzet e me sherbim interneti (Video)


Google nxjerr syzet e me sherbim interneti (Video) 




Syzet, që janë ende prototip dhe janë realizuar nga i njëjti ekip, që po punon për makinën që do mund të drejtohet vetëm

Burimi:

Reuters

syzeInternet
Google ka bërë hyrjen e vet në tregun e syzeve, me një palë syze dielli të jashtëzakonshme, përmes të cilave është e mundshme të shkosh direkt në shërbimet web të motorrit të famshëm të kërkimeve. Syzet, që janë ende prototip dhe janë realizuar nga i njëjti ekip, që po punon për makinën që do mund të drejtohet vetëm, mund të shkrepin fotografi, apo edhe të përdoren për videochat, si dhe për të treguar të dhënat mbi kërkesa vokale të përdoruesit.

Nje demonstrim me video, për mënyrën sesi përdoren këto syze, për momentin nuk është i disponueshëm në dyqane, por është postuar në rrjetin shoqërore Google+. Video është filmuar nga këndvështrimi i atyre që i mbajnë veshur, teksa tregon sesi është e mundur të japësh një komandë vokale për të shkrepur një foto dhe për ta postuar në Google+. Gjithashtu është e mundshme edhe të sigurohen të dhënat në çdo zonë ku kalon, por edhe të njohësh kushtet e motit, si dhe të marrësh një mesazh kur një mik është në zonën ku gjendesh ti.

Zjarri u ndez 1 milion vjet me pare


Zjarri u ndez 1 milion vjet me pare 



Njeriu ka perdorur zjarrin 300 mije vjet me heret nga sa mendohej deri me tani, pra rreth 1 milion vjet me pare.

Burimi:

Top Channel

Homo ErectusKy eshte perfundimi i nje studimi te publikuar ne revisten shkencore Pnas, pas hulumtimeve te kryera ne shpellen e Wonderwerk ne Afriken e Jugut.

Grupi i shkencetareve, i perbere nga studiues nga Universiteti i Torontos dhe ai izraelit i Jeruzalemit, kane mundur te gjejne gjurme druri te djegur. Studimet tregojne se behet fjale per drunj te djegur ne vendin ku edhe u gjeten mbetjet mikroskopike te tyre, pasi pavaresisht evolucionit dhe ndryshimeve te terrenit, ererat dhe stuhite nuk mund t’i kene transportuar nga tjeterkund per ne shpellen e Wonderwerk-ut per shkak te pozicionit dhe shtrirjes se saj.

Zjarri eshte ndezur me bar te thate, shkarpa dhe gjethe peme, mund te jete perdorur per te gatuar ushqimin, me shume gjasa mish, sic sugjerojne mbetjet e fosile te kockave, edhe keto ne gjurme mikroskopike.

Grupi i shkencetareve, perbere nga arkeologe, biologe, antropologe etj, thane se keto jane prova te pakundershtueshme qe njeriu ka ndezur zjarrin 1 milion vjet me pare, me sakte paraardhesit e Homo Sapiens, ose njohur ndryshe Homo Erectus, para njeriut te neandertalit. “Ky eshte nje zbulim historik i antropologjise sepse provohet qe edhe Homo Erectus, ndryshe nga sa mendohet deri me tani, ka konsumuar ushqime te skuqura apo te zjera. 

Zbulohet antibiotiku universal kunder viruseve te gripit


Zbulohet antibiotiku universal kunder viruseve te gripit 



Vijnë ilaçet e para efikase, të dizenjuara racionalist me kompjuter

Burimi:

Te Tjera

VirusGripiiVjen një antibiotik, në gjendje për të luftuar të githë viruset e gripit, që përfshijnë njeriun, si A e B, por edhe që mund të luftojë fuqishëm virusin A/H5N1 të zogjve, nëse do të bëhej pandemik për njeriun. Studimi i publikuar në revistën prestigjioze Pnas, është udhëhequr nga një ekip shkencëtarësh italianë të Universitetit të Padovas e Peruxhias, në bashkëpunim me Agnes Foeglein e Paul Digard të Departamentit të Patologjisë e Virologjisë të Universitetit të Kembrixhit.
“Risia absolute e këtij studimi – ka shpjeguar profesor Xhorxho Palu, kreu i këtij kërkimi – qëndron në faktin se s’janë përdorur peptide, por molekula të vogla me profilin tipik të një ilaçi. Bëhet fjalë për ilaçët e parë të dizenjuar racionalisht me kompjuter, në bazë të strukturave kristalografike prej dy proteinash të virusit influencial, që përbëjnë kompleksin replikativ të virusit dhe ndërveprojnë ngushtësisht midis tyre. Tani mund të mendohet të modifikohen më tej këto substanca, për t’i bërë edhe më selektive e sidomos farmaciologjikisht të disponueshme”.
Ekzistojnë ende pak ilaçe anti-grip, në të cilat pjesa më e madhe e hyrjeve epidemike e kanë tashmë të zhvilluar rezistencën e tyre. Kështu është menjëherë e kuptueshme rëndësia e këtij zbulimi, që nga një anë është në gjendje të përmbajë përhapjen e pandemive dhe nga tjetra ngjall interesin e kompanive të mëdha farmaceutike, për krijimin e ilaçee selektivë dhe efikasë. (La Stampa

IBM, do te zbuloje origjinen e Universit


IBM, do te zbuloje origjinen e Universit 


 

IBM eshte duke ndertuar nje kompiuter ne gjendje qe te perpunoje dy here me shume informacion se i gjithe interneti marre bashke, i cili bashkuar me valet radiofonike qe do te dergohen ne hapesire, mund te zbuloje origjinen e Universit.

Burimi:

Top Channel

human-space-universe-cosmos
Superkompiuteri do te jete i lidhur edhe me te dhenat qe do t’i japin mijera antenat e teleskopeve te fuqishem, te shtrire ne 1,3 kilometra katrore.

Nepermjet kesaj pajisje ende ne zhvillim, IBM mund te jete ne gjende qe nepermjet vezhgimeve te shtrira ne skaje te panjohura me pare, te arrije te kthehet pas ne kohe deri ne krijimin e universit, rreth 13 miliarde vite me pare.

Kompiuteri do te kete procesore qe do ta bejne ate miliona here me te shpejte se nje kompiuter i zakonshem i diteve te sotme.

Ton Engbersen, nje kerkues i IBM-se, deklaroi: “Nese merr parasysh trafikun e perditshem te rrjetit ne nje dite dhe e shumezon me dy, atehere mund te arrish nje shume te perafert me te dhenat qe do te perpunoje çdo dite kompiuteri, ne nderveprim me telekopin dhe valet radiofonike”.

Lajmi i vetem i keq eshte se duhet te kaloje me shume se nje dekade qe nje pajisje e tille fantastike te vihet ne pune. Projekti ka perfunduar dhe ndertimi pritet te nise se shpejti, por ai do te perfundoje vetem ne vitin 2024.

Risi tjeter e Facebook, gati te sjelle edhe butonin “Hate”


Risi tjeter e Facebook, gati te sjelle edhe butonin “Hate” 


02 Pri 12 

Rrjeti social i Mark Zuckerberg duhet të jetë duke menduar të fusë një buton, për të shprehur një pakënaqësi dhe që do të jetë pikërisht në krah të të famshmes “Like”

Burimi:

Te Tjera

FacebokkHate
Disa studime të kryera tregojnë se njerëzit më shumë urrejnë se adhurojnë gjërat që shohin në internet. Kështu, ekipi i Facebook, nën drejtimin e Mark Zuckerberg duhet të jetë duke menduar të fusë një buton, për të shprehur pikërisht një pakënaqësi dhe që do të jetë pikërisht në krah të të famshmes “Like”.
Në vitin 2010, faqja Techcrunch dha për herë të parë funksionin “LIKE”, që do t’u kishte lejuar përdoruesve mundësinë për të shprehur preferencat e tyre. Dhe u desh vetëm pak kohë, që ky funksion të hynte në përdorim. Tani, po e njëjja faqe përcjell lajmin, se shumë shpejt do të vijë tasti “Hate”, ose “Nuk e pëlqej”. Ndërkohë që s’është e sigurtë përfundimisht, nëse do të quhet “Hate”, apo “Dislike”.
Sipas disa vlerësimeve, përdoruesit japin rreth 2.7 miliardë “Like” në ditë dhe me pulsantin “Hate”, Facebook mund të dyfishojë një vlerë të tillë. Kur “Like” u zyrtarizua, Mark Zuckerberg priste 1 miliard "Like" në 24 orët e para. Ndërsa tani, burime të brendshme të kompanisë, parashikojnë që për butoni e ri të jenë rreth 2 miliard në ditën e parë.
Ky tast i ri mund t’i sjellë shumë avantazhe rrjetit shoqëror amerikan, që i bazon potencialin e vet, pikërisht në faktin se mund të njohë shijet e përdoruesve të vet, duke synuar të propozojë edhe reklama joshëse për to. Një buton “S’më pëlqen” mund të shërbejë për të përkufizuar edhe më shumë shijet e përdoruesve të rinj, me qëllim për të shitur reklama gjithmonë e më të targetizuara.(iLovetech)

Kompjuteri qe zbulon genjeshtarin


Kompjuteri qe zbulon genjeshtarin 



Te kuptosh kur dikush eshte duke te genjyer eshte diçka e veshtire dhe ndonjehere e pamundur.

Burimi:

Top Channel

detecorPor, tashme, me ndihmen e nje kompiuteri mund te kuptosh fare thjeshte nese personi perballe teje eshte duke u treguar i sinqerte.

Nepermjet nje kamere qe monitoron vetem levizjen e bebes se syrit, programi eshte ne gjendje te kuptoje vertetesine e asaj qe thuhet.

Ne menyre te pavullnetshme, nje genjeshtar priret te zhvendose shikimin sy me sy dhe bebja e tij shfaq levizje, zakonisht te padukshme dhe mikroskopike, por qe nuk mund t’i shpetojne programit.

Shkencetaret e provuan pajisjen ne nje grup te selektuar personash, te cileve iu kerkuar qe ne historite qe tregonin midis tyre, te fusnin edhe disa ngjarje te paverteta.

Testimet, treguan se programi analizues ishte ne gjendje te zbulonte 95% te te gjitha genjeshtrave te thena.  

New York-Pekin, per dy ore me 6.500 km/ore


New York-Pekin, per dy ore me 6.500 km/ore 



Nuk eshte fjala per te udhetuar me aeroplan, por brenda nje tubi.

Burimi:

Blitzquotidiano.it

et3-system-2Kjo do te jete e mundur fale sistemit Ett, qe konsiston ne levizjen brenda nje tubi me boshllek. Brenda ketij tubi do te levize nje kapsul qe do te ndertohet mbi bazen e teknoligjise se trenave Maglev.
Sipas kesaj teknologjie, kapsula do te levize me shpejtesi prej 6.500 km ne ore, duke mundesuar mbulimin e distances nga New York-u ne Pekin per rreth 2 ore.
Ne kete menyre, tubat do te jene si nje lloj autostrade, ndersa kapsulat do te dergohen ne desinacione te percaktuara. Mendohet qe sisteme te tilla te ndertohen edhe brenda qyteteve, dhe kompania ne fjale Et3, mesohet se vetem ne Kine ka marre 12 licensa per kete qellim.

Ndoshta ne kete planet, mund te kete jete




Ndoshta ne kete planet, mund te kete jete 



Komuniteti Nderkombetare i Astronomeve, njoftoi zbulimin e nje planeti jashte sistemit tone Diellor, i cili mund te rezervoj apo te plotesoje te gjitha kushtet e posaçme per jetese


Behet fjale per planetin e katert ne numer te njoftuar nga ky komunitet i zbuluar jashte sistemit Diellor, kohet e fusnit.
“Planeti ne fjale -shkembor- eshte me i riu i zbuluar nga paraardhesve te tij dhe eshte me i pershtatshmi per te ruajtur ujin ne forme te lengshme ne siperfaqe te tij dhe ndoshta tashme ne mund te ekzistoje jete ashtu siç e njohim ne”, shpjegon Gkigem
Angklanta-Eskounte, kryetar i komunitetit nderkombetare te astronomeve, i cili punesohej Carnegie Institution for Science ne Uashington.
Ky planet (GJ 667Cc) ndodhet ne orbite rreth nje Ylli i titulluar GJ 667C dhe gjendet rreth 22 vite drite larg Tokes (nje vit jete drite eshte i barabarte me 9,460 miliarde kilometra)
Sillet rrotull yllit te tij perkatesisht 28 dite dhe ka nje mase 4,5 here me te madhe se ajo e tokes. Pra, ky planet eshte 50% me i ‘beshem’ masiv se planeti yne.
Planeti ndodhet me nje orbite te tille e cila e vendos ate ne nje distance te ‘posaçme’ larg yllit te tij, qe konsiderohet si “Brezi i banimit”, ku temperaturat nuk jane as te medha e as vogla, duke i lejuar ujit te gjendet ne forme te lengshme ne siperfaqen e tij.
Studiuesit zbuluan gjithashtu dhe tregues/fakte te cilet lejojne te konsiderohet se te pakten dhe tre planet te tjere rrotullohen rreth te njejtit yll.
Ky zbulim tregon se planetet kandidat per rezervimin e jetes, mund te krijojne ne mjedis forma me te pranueshme e me cilesore jetese sesa njihej deri me dot, theksojne studiuesit ne raportin e tyre te botuar ne Lettres du Journal d’ Astrophysique, raport te cilin mund ta lexoni dhe ne kete adrese: arxiv.org/archive/astro-ph
Astronome t perdoren te dhena zyrtare te observatorit jugor te Europes, (ESO) qe ndodhet ne Kili, te cilat i analizuan sipas nje metode te re me te sofistikuar.
Astronomet perfshin gjithashtu dhe te dhenat e mbledhura nga teleskopi i observatorit Keck ne Hawaii. (Marre nga albobserver.com)

Vajzat e basketit filmohen nën dush, video ben buje ne Livorno



Sportiste nudo nën dush, pas stërvitjeve të basketbollit. Kjo është përbërja e plotë tre videove "hot" të filmuara me një telefon celular, të vendosur në pjesën e brendshme të dritares. Dhe ja që tashmë po qarkullon nëpër shkollat e Livornos në Itali.
“Viktima” të kësaj shakaje të nxehtë, të cilës ende nuk i dihet autori, janë lojtaret e një skuadre të njohur livorneze basketbolli dhe të gjitha vajzat mësohet se janë minorene. Me shumë mundësi, ky filmim duhet të jetë bërë nga një bashkëmoshatar i vajzave, prindërit e të cilave kanë deklaruar se bëhet fjalë për “dhunim moral të bijave tona”. Ndërkohë, imazhet janë marrë në shqyrtim nga prokuroria, pas denoncimit të bërë nga ana e klubit sportiv. (Ieggo)

Planeti X, ose Nibiru



Planeti X, ose Nibiru

Gjate veres 2005 nje ekip shkencetaresh amerikane pranoi egzistencen e Planetit X. Michael Brown, drejtori i ekipit te kerkimeve planetare ne Pasadena thoshte qe planeti i dhjete, qe graviton ne nje distance prej 15 miliard km nga Toka ishte i madh gati sa dyfishi i Plutonit.
Psikoza u perhap ne internet por ky lajm ishte dhene qe ne 2002. Ne fakt nuk ishte nje lajm i rendomte, “thjesht” nje planet me shume ne Sistemin tone Diellor qe nga 9 shkonte ne dhjete. Ne fakt, as ajo date nuk ishte ne te vertete hera e pare qe flitej per nje gje te tille.

Qe ne 1846, pas zbulimit te Neptunit, u deklarua qe mund te kishte dhe nje planet tjeter ne ate zone dhe kerkuan nje planet tjeter qe influenconte rrotullimin e Neptunit. Kur u gjet Plutoni, ne 1930, shkencetaret e kuptuan qe ishte teper i vogel qe te kishte nje ndikim real ne fushen gravitacionale te Neptunit, keshtu qe kerkimi u adresua jashte Plutonit, drejt nje planeti qe u quajt “Planeti X”.
Por hipoteza e nje tjeter trupi qiellor ishte hedhur qe ne lashtesi, çuditerisht qe ne kohen e Sumereve te lashte. Sipas studimeve te gjuhes kuneiforme te bere nga Zecharia Sitchin, gjuhetar dhe studiues rus nga Baku, poopulli antik i sumereve i kishte vendosur emrin Nibiru, nje planeti qe rrotullohej ne pjesen me te fundit te sistemit tone. Nibiru thene ndryshe dhe “planeti i kryqezimit”, gjithmone sipas sumereve, rrotullohej rreth diellit, me orbite te kundert, duke pershkuar nje elips shume te madh qe e afron me diellin tone dhe token, çdo 3600 vjet.

Nga Nibiru thone qe kane ardhur Anunaket, “ata qe nga qielli rane ne toke”, nje rrace gjigandesh te zhvilluar qe pasi zbriten ne toke i dhane fillim jetes se njeriut. Ne librin e tij “Planeti i dymbedhjete”, Sitchin, gjithmone duke u bazuar ne tekstet antike te sumereve, pershkruan me preçizion karakteristikat e Nibirut. Sipas teksteve antike te interpretuar nga Sitchin, Planeti ka dale nga nje sistem tjeter dhe eshte kapur nga yni duke kaluar afer Neptunit. Nibiru duke vazhduar ecjen e tij drejt Diellit eshte ndeshur me nje planet – thone burimet sumere – qe ndodhej midis Marsit dhe Jupiterit. Behej fjale per planetin Tiamat. Si pasoje e perplasjes Tiamat u nda ne dy pjese duke formuar me nje nga pjeset Rripin e asteroideve dhe me tjetren Token dhe Henen duke i vendosur ne nje orbite te ndyshmenga e sotmja. Po perse i dymbedhjeti kur deri tani kemi folur per nje planet te dhjete?

Sumeret konsideronin sistemin tone si te perbere nga 11 planete, duke perfshire ne llogari Diellin dhe Henen, si rrjedhoje planeti qe vinte nga skaji i larget i qiellit ishte i Dymbedhjeti. Ne mbeshtetje te njohurive astronomike fantastike te sumerve, studiuesi rus tregon nje analize te nje objekti qe gjendet ne Muzeun Shteteror te Berlinit, nje shkrim ne nje vule cilindrike akadike te datuar 2400 a.C. Vula nuk ishte gje tjeter, sipas Sitchin, nje paraqitje e Sistemit tone Diellor me planetin tone te rrethuar nga te tjere qe sot i njohim me emrat Tiamat dhe misteriozi Nibiru. Eshte padyshim unike qe ilustrimet e sistemit diellor te lena nga ai popull i lashte, deshmojne njohurite qe kishin ne ate kohe te hershme per planete qe sot studiohen fale aparaturave optike.

Ne dhjetevjeçarin e fundit jane shumefishuar lajmet qe tregojne nje planet te dhjete dhe efektet e tmerrshme qe eventualisht ai mund te shkaktonte nese vertete do te kishte nje orbite si ajo qe i pershkruhet. Nga te apasionuarit e kesaj tematike, planeti “Nibiru” quhet ndryshe dhe Planeti X, qe ne numrat romake do te thote dhjete, por njekohesisht ne matematike eshte simbol i te panjohures. Kane folur shume per kete planet, perveç Sitchin, dhe komunikata te agjencive te ndryshme shtypi dhe revista “New Scientist”.

Natyrisht qe behet fjale per sugjerime dhe fakte mbi egzistencen e X. Nderkohe, se fundmi, nje planet rrotullues perveç Plutonit eshte zbuluar faktikisht fale astronomit Brown. Atij i eshte vene emri Sedna. Behet fjale per nje trup qiellor me dimensione afersisht dy mije km mbuluar nga akull dhe shkembinj. Por planeti i fundit qe eshte zbuluar, nuk mund te krahasohet me Nibirun e sumerve antike dhe te Zecharia Sitchin. Nibiru eshte nje planet gjigand. Ai eshte tashme i identifikuar, por zbulimi i tij mbahet sekret, sipas disa teorive konspiracionale, nga disa qeveri, te cilet faktikisht dyshojne se ne Nibiru mund te kete jete inteligjente. Jemi ne fantashkence, por shume here realiteti e ka tejkaluar dhe imagjinaten me te shfrenuar. Nese kjo vertetohet, Zecharia Sitchin do te kishte te drejte dhe ne toke, me afrimin e Nibiru, mund te riktheheshin Zoterat antike qe kane krijuar Adamin me nje eksperiment gjenetik dhe i kane dhene keshtu origjinen rraces njerezore, keshtu siç konfirmojne “kreacionistet” qe kundershtojne teorite e Darwinit dhe evolucionisteve.

Klima, pas 300 vjetesh planeti i pabanueshem



Klima, pas 300 vjetesh planeti i pabanueshem

Në më pak se 300 vjet gjysma e planetit mund të bëhet shumë i nxehtë për mbijetesën njerëzore.

Përfundimin e ka nxjerrë një kërkim australian.

Studimi i universitetit të New South Wales në Sydney, me bashkëpunimin e Purdue University në SHBA, është publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Kërkuesit sugjerojnë ndërhyrje për të shkurtuar emetimin e gazit, në të kundërtën aktiviteti njerëzor do të shkaktojë brenda 2300 rritje të temperaturës deri në 12%.

Ugande: semundja e cuditshme transformon femijet ne zombi (video)







Ugande: semundja e cuditshme transformon femijet ne zombi
Ne Ugande te Afrikes po ndodh dicka e pazakonshme. Mekat qe mediat boterore, si gjithmone, nuk po i japin rendesine e duhur kesaj ngjarjeje por vendi afrikan duket se eshte pllakosur nga nje semundje misterioze qe prek vecanerisht femijet, duke i transformuar ne ate qe disa i quajne zombi.

Semundja eshte quajtur “Nodding Disease”, dhe ka detyruar mijera femije te lene shkollen per shkak te sulmeve te pashpjegueshme te ngjashem me te natyres epiliptike qe duket se po modifikon ngadalesisht personalitetin e adoleshenteve.

Nje vajze ugandeze me emrin Pauline, per shembull, ka lene shkollen tashme prej vitesh, e nuk mundtet me te kujtoje as sesi perdoret nje laps.

Personaliteti i saj ka ndryshuar shume nga kohe me perpara. Kur ajo lindi ishte normale, thote nena e saj Grace Lagat.

CNN ishte i pari nga mediat qe solli lajmin dhe te hetonte kete fenomen te cuditshem qe po ndodh ne kete vend.

Femijet e prekur nga kjo semundje, pasi lidhen nga prinderit e tyre, ata fillojne te kafshojne litaret si kafshe te egra, dhe pikerisht per kete sjellje eshte hedhur hipoteza dhe pseudonimi per ti quajtur “zombi”.
Efektet nuk limitohen me kaq, ne disa raste femijet i vendosin vullnetarisht flaken shtepive te bashkfshatareve te tyre, dhe deri tani duket se jane perfshire ne vdekje rreth 200 persona.

Nderkohe ka nisur nje hetim shkencor mbi shkaqet e perhapjes se kesaj semundjeje dhe pasojat qe ajo mund te kete



Ura më e gjatë në botë i takon Kinës. Ajo u hap 2 ditë përpara (FOTO)



Nëse keni frikë nga lartësitë kur kaloni me makinë, mos shihni nga dritarja dhe nëse ju bie rasti të kaloni në urën më të lartë në botë e cila sapo ka përfunduar në Kinë.

Aizhai, ura më e madhe e varur, 1200 metra e gjatë, është projektuar për të lehtësuar trafikun në zonën Jishou të provincës Hunan dhe u hap zyrtarisht për shoferët sot.

Ura, e cila është ndezur deri natën me 1.888 drita, është ura e katërt e varur për të kaluar kështu një luginë të gjerë që lidh lidh dy vargjet malore.

Ura është një pjesë kyçe e autostradë Jishou-Chadong, 64-kilometër rrugë e cila ka 18 tunele të ndryshme të cilat mbulojnë rreth gjysmën e gjatësisë së saj. 
Është shpresuar se ura do të ndihmojë për të lehtësuar bllokime të trafikut të cilat janë të zakonshme në zonën malore të cilat janë rrugë të ngushta dhe me pjerrësi. 
Ajo ka nje gjerësi 23.4 metër.
Kina ka urën më të gjatë në botë, Kunshan Danyang Ura Grand e cila është vetëm ndërtuar dy vjet më parë për të kryer distancën Pekin-Shangai me njëhekurudhë me shpejtësi të lartë.

SHBA, radio lajmëron fundin e botës, miliona vetë në shtëpi



Nju Jork – Shumë persona sot në Amerikë kanë qenë në pritje të Ditës së Gjykimit. E kanë dëgjuar dhe në Family Radio. Sipas llogaritjeve të predikuesit Harold Egbert Camping, 89 vjeç, fundi i botës është sot, 21 maj 2011, saktësisht shtatë mijë vjet kaluar nga përmbytjet biblike që çuan Noen për të ndërtuar arkën e tij të famshme.
Sipas parashikimeve të Camping sot është Dita e Gjykimit, nuk ka asnjë dyshim. Sot nuk kishte asnjë televizion amerikan që nuk ka folur për këtë. Ndaj shumë amerikanë kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi.