IBM, do te zbuloje origjinen e UniversitIBM eshte duke ndertuar nje kompiuter ne gjendje qe te perpunoje dy here me shume informacion se i gjithe interneti marre bashke, i cili bashkuar me valet radiofonike qe do te dergohen ne hapesire, mund te zbuloje origjinen e Universit. | ||||||
| ||||||
Superkompiuteri do te jete i lidhur edhe me te dhenat qe do t’i japin mijera antenat e teleskopeve te fuqishem, te shtrire ne 1,3 kilometra katrore.
Nepermjet kesaj pajisje ende ne zhvillim, IBM mund te jete ne gjende qe nepermjet vezhgimeve te shtrira ne skaje te panjohura me pare, te arrije te kthehet pas ne kohe deri ne krijimin e universit, rreth 13 miliarde vite me pare. Kompiuteri do te kete procesore qe do ta bejne ate miliona here me te shpejte se nje kompiuter i zakonshem i diteve te sotme. Ton Engbersen, nje kerkues i IBM-se, deklaroi: “Nese merr parasysh trafikun e perditshem te rrjetit ne nje dite dhe e shumezon me dy, atehere mund te arrish nje shume te perafert me te dhenat qe do te perpunoje çdo dite kompiuteri, ne nderveprim me telekopin dhe valet radiofonike”. Lajmi i vetem i keq eshte se duhet te kaloje me shume se nje dekade qe nje pajisje e tille fantastike te vihet ne pune. Projekti ka perfunduar dhe ndertimi pritet te nise se shpejti, por ai do te perfundoje vetem ne vitin 2024. |
Post a Comment