Home » » Google nxjerr syzet e me sherbim interneti (Video)

Google nxjerr syzet e me sherbim interneti (Video)


Google nxjerr syzet e me sherbim interneti (Video) 




Syzet, që janë ende prototip dhe janë realizuar nga i njëjti ekip, që po punon për makinën që do mund të drejtohet vetëm

Burimi:

Reuters

syzeInternet
Google ka bërë hyrjen e vet në tregun e syzeve, me një palë syze dielli të jashtëzakonshme, përmes të cilave është e mundshme të shkosh direkt në shërbimet web të motorrit të famshëm të kërkimeve. Syzet, që janë ende prototip dhe janë realizuar nga i njëjti ekip, që po punon për makinën që do mund të drejtohet vetëm, mund të shkrepin fotografi, apo edhe të përdoren për videochat, si dhe për të treguar të dhënat mbi kërkesa vokale të përdoruesit.

Nje demonstrim me video, për mënyrën sesi përdoren këto syze, për momentin nuk është i disponueshëm në dyqane, por është postuar në rrjetin shoqërore Google+. Video është filmuar nga këndvështrimi i atyre që i mbajnë veshur, teksa tregon sesi është e mundur të japësh një komandë vokale për të shkrepur një foto dhe për ta postuar në Google+. Gjithashtu është e mundshme edhe të sigurohen të dhënat në çdo zonë ku kalon, por edhe të njohësh kushtet e motit, si dhe të marrësh një mesazh kur një mik është në zonën ku gjendesh ti.
Share this article :

Post a Comment