Home » , » Shkrirja e akujve, Antarktida e reduktuar gjate nje dekade

Shkrirja e akujve, Antarktida e reduktuar gjate nje dekade


Shkrirja e akujve, Antarktida e reduktuar gjate nje dekade 



Sateliti "Envisat" ka dalluar humbjen e thuajse 2000 metrave katrorë brenda 10 vjetësh

Burimi:

Ansa

antarktidSatelitPlatforma e akullit “Larsen B” në Antarktidë është shkrirë me 1.790 kilometra katrorë në dhjetë vitet e fundit: këtë ka zbuluar sateliti “Envisat” i Agjencisë Hapësinore Evropoiane (ESA). Siç shpjegon vetë agjencia, sateliti që prej lëshimit të tij vazhdon të vrojtojë “tërheqjen e shpejtë të kësaj platforme akulli në Antarktidë, diçka e shkaktuar nga ngroha klimatike”. Një nga vërejtjet e para të satelitit, pas lançimit në mars 2002, ka qenë pikërisht prishja e një seksioni kryesor të platformës së akullit, “Larsen B”, kur 3.200 kilometra katrorë akull, janë shkrirë brenda pak ditësh.
Tani me dhjetë vjet vëzhgime, duke përdorur Radarin e vet të avancuar me hapje sintetike (ASAR), "Evisat" ka hartuar një humbje shtesë në zonën Larsen B prej 1790 km katrorë të tjerë me akull. Platforma e akullt Larsen, siç shpjegojnë ekspertët, në origjinë ishte e përbërë nga tre platforma: A (më e vogla), B dhe C (më të mëdha). Ndërkohë që zgjatet prej veriut në jug, gjatë anës lindore të Gadishullit Antarktik.
Larsen A është shkrirë plotësisht në janarin 1995, ndërsa Larsen C deri tani ka qenë një zonë stabël. “Platformat e akullit janë të ndjeshme ndaj nxehjes atmosferike dhe ndaj ndryshimeve të rrjedhave oqeanike e temperaturave”, ka vërejtur Helmut Rott i Universitetit të Insbrukut, që punon me të dhënat e Envisat. “Gadishulli i Antarktidës së Veriut – ka vijuar ai – ka qenë e përfshirë nga një nxehje atmosferike prej rreth 2.5 gradësh në 50 vitet e kaluara, me progresion më të madh në krahasim me mesataren globale, duke shkaktuar tërheqjen dhe shkrirjen e platformave të akullit”.
Share this article :

Post a Comment