Home » , » Risi tjeter e Facebook, gati te sjelle edhe butonin “Hate”

Risi tjeter e Facebook, gati te sjelle edhe butonin “Hate”


Risi tjeter e Facebook, gati te sjelle edhe butonin “Hate” 


02 Pri 12 

Rrjeti social i Mark Zuckerberg duhet të jetë duke menduar të fusë një buton, për të shprehur një pakënaqësi dhe që do të jetë pikërisht në krah të të famshmes “Like”

Burimi:

Te Tjera

FacebokkHate
Disa studime të kryera tregojnë se njerëzit më shumë urrejnë se adhurojnë gjërat që shohin në internet. Kështu, ekipi i Facebook, nën drejtimin e Mark Zuckerberg duhet të jetë duke menduar të fusë një buton, për të shprehur pikërisht një pakënaqësi dhe që do të jetë pikërisht në krah të të famshmes “Like”.
Në vitin 2010, faqja Techcrunch dha për herë të parë funksionin “LIKE”, që do t’u kishte lejuar përdoruesve mundësinë për të shprehur preferencat e tyre. Dhe u desh vetëm pak kohë, që ky funksion të hynte në përdorim. Tani, po e njëjja faqe përcjell lajmin, se shumë shpejt do të vijë tasti “Hate”, ose “Nuk e pëlqej”. Ndërkohë që s’është e sigurtë përfundimisht, nëse do të quhet “Hate”, apo “Dislike”.
Sipas disa vlerësimeve, përdoruesit japin rreth 2.7 miliardë “Like” në ditë dhe me pulsantin “Hate”, Facebook mund të dyfishojë një vlerë të tillë. Kur “Like” u zyrtarizua, Mark Zuckerberg priste 1 miliard "Like" në 24 orët e para. Ndërsa tani, burime të brendshme të kompanisë, parashikojnë që për butoni e ri të jenë rreth 2 miliard në ditën e parë.
Ky tast i ri mund t’i sjellë shumë avantazhe rrjetit shoqëror amerikan, që i bazon potencialin e vet, pikërisht në faktin se mund të njohë shijet e përdoruesve të vet, duke synuar të propozojë edhe reklama joshëse për to. Një buton “S’më pëlqen” mund të shërbejë për të përkufizuar edhe më shumë shijet e përdoruesve të rinj, me qëllim për të shitur reklama gjithmonë e më të targetizuara.(iLovetech)
Share this article :

Post a Comment